Zgjedhjet e parakoshme parlamentare në Maqedoni dje kaluar pa ndonjë problem të theksuar. Partitë politike mbrëmë në mënyrë të civilizuar dolën me konferencat e tyre për shtyp, duke i pranuar rezultatet nga ana e KSHZ-së. Por nuk kanë hezituar të shkruajnë edhe mediat fqinje të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lexoni në vijim se çfarë thonë për zgjedhjet në Maqedoni.
“Pas zgjedhjeve në Maqedoni: Qeveria dhe opozita me 1% dallim’, shkruan faqja bullgare ‘Dnes’.
Më poshtë në tekstin për zgjedhjet në vend, shkruajtë se OBRM-PDUKM dhe LSDM-ja e Zoran Zaevit shpallën fitoren e zgjedhjeve.
“Paradoks – Dy partitë në Maqedoni janë shpallur fitues” – shkruan Nova TV nga Bullgaria.
Dy partitë më të mëdha në Maqedoni janë pothuajse me rezultate të barabarta pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare’ shton Nova Tv në raport.
“Ra regjimi i Gruevskit, para Qeverisë Zaevi pretendonë në një fitore të madhe”, shkruan Kuriri serb.
Ata përcollën deklaratën e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev i cili tha se të bashkuar fituan dhe se është duke lindur jetë në Maqedoni.
‘Blic’ nga Beogradi shkruan se OBRM-PDUKM shpalli fitoren, ndërsa LSDM-ja thotë se ‘fifti-fifti’.
“OBRM-PDUKM do të ketë 51 deputetë, LSDM 49 në parlament me 120”, shkruan agjencia e lajmeve bullgare BGNES. /Telegrafi/