Një vajzë dy-vjeçare derisa po argëtohej duke imituar ulërimat e një tigri në kopshtin zoologjik të Dublinit, mbeti papritmas e frikësuar kur dy macet e mëdha shfaqen anën e tyre të vërtetë.
Reagimet e vogëlushes janë filmuar nga nëna e saj Linzi, e cila pa u menduar dy herë e shpërndau videon me të tjerët, transmeton Telegrafi.
Ajo ishte duke imituar tigrin që po kalonte pranë xhamit mbrojtës, kur një tigër tjetër afrohet dhe fillojnë të përleshen.
Dhe kjo përleshje e tyre duke se frikësoi tej mase vogëlushen, e cila fillon të vrapoj në drejtim të nënës së saj duke bërtitur “nënë!”. /Telegrafi/