Telekomi i Serbisë, me shumë gjasë, do të jetë operator legal në Kosovë.
Një gjë të tillë po pretendojnë se e garantuan për këtë firmë të telekomunikacionit, përfaqësuesit e Serbisë, në bisedimet e mbrëmshme me kolegët e tyre kosovarë, në Bruksel.
Kjo do të thotë se Telekomi do të mbajë, pa u penguar nga shteti i Kosovës, 23 stacione bazë dhe shtatë objekte.
Pos kësaj, muhabetet e mbrëmshme ndërmjet Isa Mustafës dhe Aleksandar Vuçiqit i garantojnë firmës serbe vazhdimin e licencës së operimit në Kosovë, të paktën deri më 2017, njofton Novosti, përcjellë Klan Kosova.
Më tepër se kaq, thirrjet nga numrat e Telekomit në Kosovë, te ata në Serbi, nuk do të llogaritet si linjë mes dy shteteve.
“Arritëm ta ruajmë pasurinë e telekomit, të fitojmë telefona fiks dhe thirrje lokale nga Mitrovica e Kosovës dhe Gracanica për Beograd me hyrjen 011, dhe anasjelltas, 038 për Prishtinë. Arritëm të marrim edhe multipleksin digjital 1 e 2 dhe kanalet tona televizive, por fatkeqësisht, kjo nuk u nënshkruar ende”, ka thënë Vuçiq.