Universiteti i Prishtinës (UP) sot bën promovimin e katër moduleve të reja të sistemit elektronik të të dhënave të universitetit (SEMS).
Modulet e reja që do të promovohen janë:
- – Moduli i menaxhimit të buxhetit dhe financave në kuadër të SEMS i implementuar përmes projektit FAITH,
- – Moduli i regjistrimit dhe menaxhimit të kontratave për personelin akademik,
- – Modulet e menaxhimit të përmbajtjes mësimore në SEMS, dhe
- – Moduli i vijueshmërisë në mësim përmes çip kartelave në SEMS.
Prezantimi në promovimin para audiencës do të bëhet në ambient real të qasur në sistemet në kohë reale.
Implementimi i moduleve për digjitalizimin e të dhënave financiare dhe akademike, shënon një hap të ri të UP-së në drejtim të dispozicionit dhe strukturimit të të dhënave, gjithnjë me qëllim avancimi të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.