Me disa aktivitete të ndryshme, Maqedonia do të shënojë 9 majin, ditën e fitores ndaj fashizmit dhe ditën e Evropës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Agjencioni kombëtar për programe evropiane dhe lëvizshmëri do të organizojë aktivitetin ”Të rinjtë dhe lëvizshmëria”, në bashkëpunim me rrjetin evropian të institucioneve kulturore EUNIC Shkup, qendrën italiane Dante Aligieri dhe Institutin francez në Shkup.
Në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Tetovës, në kuadër të kampanjës ”Të rinjtë për BE-në”, do të mbahet debat të ciklit ”Yjet e BE-së”, me temë ”Barazia Gjinore”.
Më tej, shkrimtarja Lidija Dimkovska do ta hapë në Berlin ”Nata e gjatë e letërsisë evropiane”, që mbahet për nder të Ditës së Evropës në ”Deutsche Theater”.
Lidhja e luftëtarëve të Luftës nacionalçlirimtare antifashite të Maqedonisë, organizon mbledhje solemne për nder të Ditës së fitores ndaj Fashizmit. Aktiviteti mbahet në Shtëpinë e ARM-së në Shkup./Telegrafi/