Jennifer Lopez ka folur për këngën e saj të fundit “Cambia El Paso” në bashkëpunim me Rauw Alejandro dhe tregoi se po kalon kohën më të mirë të jetës së saj.
Këngëtarja dhe aktorja u nda nga Alex Rodriguez dhe tani është në lidhje me ish-të fejuarin Ben Affleck.
“Dua që njerëzit e mi që kujdesen për mua, sepse kujdesem shumë për ta, të dinë se unë kam arritur me të vërtetë në një vend në jetën time ku unë jam e shkëlqyer vet”.
“Dhe mendoj se sapo të arrish në atë vend, atëherë të ndodhin gjëra të mahnitshme që nuk i imagjinon kurrë që në jetën tënde të ndodhin përsëri. Dhe kështu që këtu jam”, ka deklaruar diva latine për Zane Lowe të Apple Music .
J.Lo ishte në Republikën Dominikane duke filmuar komedinë e saj të ardhshme romantike, “Shotgun Wedding”, kur e kuptoi se më në fund “arriti në një pikë në jetën e saj ku ajo ndihej mirë.”
“Unë e dua të gjithë dashurinë që po më vjen tani dhe është koha më e mirë e jetës sime. Unë jam mirë. E dua jetën time tani. E dua atë që po bëj. Dhe ai lloj gëzimi dhe dashuri e mirë gjithmonë më frymëzon”, është shprehur ajo.
51-vjeçarja vuri në dukje se ndërsa “disa njerëz me të vërtetë frymëzohen kur kanë zemrën të thyer”, e kundërta vlen për të dhe kjo është arsyeja pse ajo ishte e detyruar të regjistronte muzikë të re.
Lopez dhe Affleck u takuan për herë të parë në vitin 2002 dhe u fejuan në fund të atij viti. Sidoqoftë, ata e shtynë martesën dhe në vitin 2004 u ndanë zyrtarisht. Ben u martua me aktoren Jennifer Garner (me të cilën ka tre fëmijë), kurse u ndanë në vitin 2018.
Ylli hollivusian është martuar tri herë, së pari me aktorin Ojani Noa nga 1997-1998, koreografin Cris Judd nga 2001-2003 dhe këngëtarin Marc Anthony nga 2004-2014.