Ajo është një nga yjet e filmit ekzotik të bazuar në histori të vërtetë, “Hustlers”.
Dhe të gjithë sytë ishin te Jennifer Lopez, ndërsa u shfaq në premierën e filmit të saj, të mbajtur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto (TIFF).
50-vjeçares iu bashkua edhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez, 44 vjeç, shkruan DailyMail transmeton Telegrafi.
Lëkura e shkëlqyer e Jenniferit u shfaq në Maison de Couture, në një fustan të marigoldit. Aktorja po ashtu kishte vënë bizhuteri diamanti, dhe një çantë në formë tufë parash, në përputhje me temën e filmit.
Nga ana tjetër, Alex dukej tejet atraktiv me një kostum dhe këmishë të bardhë, pa kravatë.
Përveç J.Lo, pjesë e këtij filmi është edhe reperja Cardi B, ku të dyja vijnë në rolin e striptizeres. /Telegrafi/