Telegrafi

J.Lo i ka fshirë fotografitë me Alex Rodriguez

(Foto: Instagram/jlo)

Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez dhe lojtari i bejsbollit, Alex Rodriguez, e prishën fejesën në prill të këtij viti, pas raportimeve për lidhjen e tij të aluduar.

Ajo e gjeti lumturinë e saj në përqafimin e dashurisë së dikurshme, aktorit Ben Affleck, ndërsa Alex e shijon jetën e tij të djalërisë dhe lundron në Evropë në shoqërinë e vajzave të pashme.

Pasi vendosi t’i japë një shans dashurisë së saj të madhe që nga rinia dhe të ndahet me Rodriguez, 52-vjeçarja vendosi të heqë të gjitha gjurmët e tij nga jeta e saj dhe të fshijë fotografitë e publikuara në Instagram.

(Foto: Instagram/jlo)

Edhe pse shumë fotografi me Jennifer ende mund të shihen në profilin e Alex, ajo nuk ka më asnjë fotografi që do t’i kujtonte dashurinë e saj të mëparshme, transmeton KP.

Lexo po ashtu Fotografitë me bikini që dëshmojnë se plakja ka ndaluar për J.Lo

Në ndërkohë, faqet rozë janë pushtuar me imazhe të J.Lo në shoqërinë e Affleck.