Jennifer Lopez pati një lidhje të shkurtër me Drake gjatë bashkëpunimit të tyre në një këngë.
Ndërsa gjatë parakalimit në tepihun e kuq të Grammy Awards në Los Angeles, këngëtarja dhe aktorja ka folur për herë të parë rreth reperit.
“Padyshim. E dua Drake”, ka thënë 47-vjeçarja kur është pyetur nga E! rreth tij.
“Ai është aq brilant, i talentuar, mahnitës. Kemi bërë një këngë bashkë. Kemi dalë. Kaluam momente të shkëlqyera. Ai është mahnitës. Kam shumë dashuri për atë djali”, ka thënë më tej J.Lo.
Burimet kanë thënë se lidhja e këngëtares me Drake nuk ka qenë aspak serioze dhe ndarja e tyre ishte shumë e qetë.
Lopez dukej shumë bukur në Grammy Awards me një fustan Ralph & Russo me ngjyrë vjollce. Edhe pse është nënë e dy fëmijëve, fiziku i saj vazhdon t’i mahnitë të gjithë.
Në ndërkohë, Drake që ndodhet në Mançester të Anglisë, i ka shkruar reperit Chance the Rapper për ta uruar për triumfin e tij në Grammy. /Telegrafi/