Telegrafi

Izreali sot do të lirojë 42 të burgosur palestinezë – Hamasi do t’i lë të lirë 14 pengje izraelite

Izraeli po përgatitet të lirojë 42 të burgosur palestinezë në fazën e dytë të marrëveshjes së pengjeve me Hamasin.

Sipas marrëveshjes së arritur, Hamasi do të lirojë nga një peng për çdo tre të burgosur të liruar.

Kjo nënkupton që sot do të lirohen 14 pengje izraelite, raporton skynews.

Lexo po ashtu Pesë shkëmbimet më të mëdha të të burgosurve dhe pengjeve mes Izraelit dhe Palestinës

Hamasi të premten ua dorëzoi autoriteteve listën me emrat e pengjeve që do të lirohen sot, por ende nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga Izraeli rreth numrit të tyre.

Dje nga burgjet izraelite u liruan 39 palestinezë, ndërsa Hamasi liroi 24 pengje.

Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi kanë arritur edhe një marrëveshje armëpushimi, i cili do të zgjas katër ditë, gjegjësisht deri të hënën në mbrëmje. /Telegrafi/