Site icon Telegrafi

Izraelitja shpërndanë fotografitë e dy vajzave të rrëmbyera nga militantët e Hamasit

Një nënë e tmerruar ka shpërndarë fotografitë dhe videon e dy  vajzave të saj që janë rrëmbyer nga militantët e Hamasit, pas sulmit dhe masakrës së kryer në kibuc të Izraelit.

Maayan Zin, nëna e 8-vjeçares Ella dhe 15-vjeçares Dafna, zbuloi fotografitë që i janë dërguar nga një ueb-faqe nga Gaza.

Fotografitë shfaqin dy vajzat duke qëndruar së bashku të ulura në dysheme, transmeton Telegrafi.

Dafna mund të shihet  duke mbajtur kokën me duar dhe fytyrën e kishte të skuqur duke qarë. Ndërkaq motra e saj e vogël Ella e pushtuar nga frika në një cep të një dhome.

Lexo po ashtu Ish-gjenerali izraelit: Nëse nuk shkatërrojmë Hamasin, nuk duhet të ekzistojmë si shtet

Artikulli dhe fotografitë e tyre janë publikuar nga një ueb-faqe në Gaza, ku sipas familjarëve ato kishin të veshura rroba tjera dhe dikush në gjuhën arabe duke u thënë se janë më të përshtatshme për lutje.

Maayan pranoi se vajzat e saj kishin shkuar për të qëndruar me babanë e tyre, Noam në kibuc të Nahal Oz në jug të Izraelit, për të festuar ditëlindjen e 70-të të komunitetit.

Që të gjithë ishin rrëmbyer nga Hamasi të shtunën e javës së kaluar, së bashku me partneren e Noam, Dikla dhe djalin e saj 17-vjeç Tomer. /Telegrafi/

Exit mobile version