Site icon Telegrafi

Izraelitja rrëfen momentin kur përmes telefonit dëgjoi sesi militantët e Hamasit po ia rrëmbejnë fëmijët në shtëpi

Një nënë nga Izraeli ka treguar për CNN, sesi mbrëmë militantët e Hamasit janë futur në shtëpinë e saj dhe i kanë rrëmbyer fëmijët, pikërisht në momentin derisa ajo po fliste me ta në telefon.

Identiteti i të ëmës dhe fëmijës nuk janë zbuluar për arsye të sigurisë. Kjo nënë tha fëmijët e saj nga mosha 12 dhe 16-vjeç, ishin vetëm në shtëpi, transmeton Telegrafi.

“Rreth orës 8:30 është thyer dera. Thanë se dikush po thyen derën. Kanë qenë tejet të frikësuar. Nuk mund ta paramendoj sesi janë ndjerë. Por nuk mund t’i ndihmoja”, shtoi ajo.

Lexo po ashtu “Kupola e çeliktë” sistemi raketor i mbrojtjes kundërajrore të Izraelit, shkatërroi predhat që i lansonte Hamasi

Më pas theksoi se u ka kërkuar të jenë të qetë, të qëndrojnë në një dhomë të sigurt dhe të mbyllin derën.

“Rreth 8:45 dëgjova përmes telefonit dikush duke e thyer derën. Terroristë filluan t’i flasin diçka fëmijët të mi në gjuhën arabe. Aty u ndërpre linja. Kjo ishte hera e fundit kur jam dëgjuar me ta. Ka qenë një ditë shumë e vështirë”, tha për fund ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version