Ido Dan nga Tel Avivi ka përshkruar për BBC, tmerrin që të shtunën u zhvillua në grupin e familjes së tij në WhatsApp.
Kushërira e tij Hadas që jeton në Nir Ozu pranë Gazës, kishte informuar familjen nga një strehimore për gjithçka që po ndodhte.
Herët atë mëngjes tregoi se kishte dëgjuar persona të armatosur duke bërtitur dhe folur në gjuhën arabe, transmeton Telegrafi.
“Këtu po ndodhë diçka e tmerrshme”, ,tha në grupin e WhatsApp, duke përshkruar britmat e anëtarëve tjerë të familjes.
Tha se atje është sikur në “holokaust, ku po vriten të gjithë”, tha Ido për BBC.
“Në ora 9 të mëngjesit u ndërpre komunikimi, pasi iu shpenzua bateria e telefonit”, shtoi ai.
Hadas mbijetoi pasi mbylli derën e strehimores, shkruan BBC. Por deri në mbrëmje u bë e qartë se pesë anëtarët e familjes u zhdukën nga shtëpitë.
Bëhet fjalë dy fëmijët e Hadas dhe ish-bashkëshorti i saj, babai i tyre, sikurse edhe njerka dhe e ëma e saj 80-vjeçe.
Më vonë në rrjetet sociale u shfaq një video rrëqethëse. Dukej sikur tregonte Erezan, djalin 12-vjeç të Hadas sesi sulmuesit e armatosur e dërgojnë në Gazë.
“Ka shpresë të besojmë se janë gjallë”, thotë Ido që jeton në Tel Aviv. /Telegrafi/