Dhjetëra kolonë izraelitë u vunë zjarrin shtëpive dhe veturave në një fshat në Bregun e pushtuar Perëndimor ndërsa ministria palestineze e Shëndetësisë tha se të paktën një person u vra.
Kolonët – disa prej tyre të veshur me maska – hodhën gurë dhe kokteje molotov ndërsa sulmuan fshatin Jit, pranë qytetit të Nablus, të enjten në mbrëmje, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se një banor vendas rreth të njëzetat u vra dhe një person tjetër u plagos rëndë në gjoks. IDF thotë se po heton raportin e vdekjes.
BREAKING:
This is not Gaza.
This is the village of Jit in the occupied West Bank.
Armed Israeli settlers are on a rampage burning Palestinian homes and cars, and terrorizing Palestinian families in the middle of the night.
This is not self-defense. It’s terrorism. pic.twitter.com/08wuQMGPrH
— sarah (@sahouraxo) August 15, 2024
Udhëheqësit politikë izraelitë e dënuan sulmin, duke u zotuar të ndëshkojnë autorët. Pas kësaj ngjarjeje në Jit u ndalua një shtetas izraelit.
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu tha se “ata që janë përgjegjës për çdo vepër penale do të kapen dhe ndiqen penalisht”, shkruan bbc.
Palestinezët akuzojnë rregullisht forcat izraelite të sigurisë për lejimin e grupeve të kolonëve të dhunshëm të sulmojnë fshatrat e tyre.
Sipas OCHA – Zyra e OKB-së për Çështjet Humanitare – ka pasur më shumë se 1000 sulme kolonësh ndaj palestinezëve që nga tetori, me të paktën 1390 njerëz – përfshirë 660 fëmijë – të zhvendosur. /Telegrafi/