Site icon Telegrafi

Izraelitet vrasin njeriun e dytë të Xhihadit Islamik në Gaza, e pësojnë me jetë edhe 28 palestinezë tjerë – publikohen pamjet e sulmit

Pas qetësisë pesëorëshe, sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore, sërish u aktivizuan në jug të Izraelit si dhe në pjesën përgjatë Rripit të Gazës.

Në anën tjetër, ushtria izraelite pretendon se nga fillimi i sulmit në Izrael, janë shkrepur 580 raketa nga Gaza, por mbrojtja kundërajrore “Irone Dome” ka shkatërruar në ajër 97 për qind prej tyre, transmeton Telegrafi.

Forcat e armatosura të Izraelit gjatë mbrëmjes së kaluar kanë kryer sulme ajrore mbi qytetin Rafah, ku si pasojë është vrarë edhe një prej liderëve të Xhihadit Islamik në pjesën jugore të Gazës. Bëhet fjalë për Khaled Mansour, njeriun e dytë në hierarki në grupin Xhihadi Islamik.

Izraelitet theksojnë se Mansour është vrarë së bashku me dy zyrtarë tjerë të lartë: me komandantin e brigadës në Rafah, Khattab Amassi dhe Ziad Madalalom, që ishte zënvendësi i Mansourit.

Në total janë vrarë 28 palestinezë, ku prej tyre ishin gjashtë fëmijë dhe disa luftëtarë. Gjithashtu, izraelitët arrestuan 20 palestinezë që besohet se kanë lidhje me Xhihadin Islamik në Bregun Perëndimor.

Më herët ishte vrarë lideri i parë i Xhihadit Islamik, Taysir al-Jabari, komandant i brigadës Al-Quds, nëndegë e Xhihadit Islamik. Ai humbi jetën gjatë sulmeve ajrore kur u godit me raketa apartamenti i tij në qendër të Gazës. Ministria e Mbrojtjes i ka publikuar pamjet e sulmit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version