Aeroplanë luftarak të forcave izraelite gjatë 24 orëve të fundit kanë sulmuar mbi 250 objekte të Hamasit në Rripin e Gazës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i IDF-së izraelite, Daniel Hagari, i cili theksoi se janë goditur tunelet, raketahedhësit që ishin të vendosur në zonat e banuara me civilë, transmeton Telegrafi.
Ndryshe gjatë mbrëmjes së kaluar forcat izraelite janë futur me tanke në Rripin e Gazës, duke kryer një operacion dhe më pas janë rikthyer në territorin e Izraelit.
E qëllimi i futjes së tankeve izraelite në Rripin e Gazës, ishte sulmi mbi caqet e Hamasit dhe po konsiderohet se ishte operacioni më i madh tokësor i izraelitëve.
Në anën tjetër, kriza në qytetin e Gazës vetëm sapo vjen e rritet, për faktin se ka mungesë të ujit të pijshëm, energjisë elektrike dhe shumë medikamenteve që do t’ua shpëtonin jetën shumë civilëve. /Telegrafi/
ביממה האחרונה, מטוסי קרב של צה"ל תקפו מעל ל-250 מטרות של ארגון הטרור חמאס ברצועת עזה.
בין המטרות שנתקפו, תשתיות טרור, מפקדות מבצעיות, פירי מנהרות טרור ומשגרי רקטות המוצבים בסביבה אזרחית אשר בוצע באמצעותם ירי לעבר ישראל במהלך הלחימה>> pic.twitter.com/NvtyfBOfYh
— דובר צה״ל דניאל הגרי – Daniel Hagari (@IDFSpokesperson) October 26, 2023