Gjatë një konference për media, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari ka konfirmuar se IDF-ja kishte shënjestruar Ali Hussein Burji, një zyrtar i lartë i Hezbollahut, përgjegjës për dhjetëra sulme me dronë në veri të Izraelit.
“Sot në veri, kemi eliminuar komandantin e forcave ajrore të Hezbollahut në jug të Libanit”, tha Hagari para gazetarëve, transmeton Telegrafi.
Burji sipas izraelitëve, kishte kryer dhjetëra operacione duke përdorur dronët kundër Izraelit, përfshirë sulmin e të martës në qendrën komanduese në veri.
Nga ky sulm janë shkaktuar dëme të vogla kur dy dronë shpërthyen në bazën ushtarake Safed.
E IDF-ja izraelitë ka publikuar pamjet e sulmit ajror mbi Burjin. Në videon e publikuar shihet sesi vetura në të cilën gjendej Burji goditet direkt me raketë dhe hidhet në erë.
Sipas Hagarit, në këtë veturë gjendej edhe një eprorë tjetër i lartë i Hezbollahut, identitetin e të cilit nuk e zbuloi para gazetarëve. /Telegrafi/
IDF releases footage of the airstrike on Ali Hussein Burji, a senior Hezbollah commander responsible for dozens of drone attacks on northern Israel. pic.twitter.com/KOEBgJvvMG
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) January 9, 2024