Telegrafi

Izraelitët publikojnë pamjet e paedituara të sulmeve brutale të Hamasit në qytetet izraelite

Ushtria izraelite ka publikuar pamjet e papara të kamerave që i bartnin në trup militantët e Hamasit, gjatë sulmit të 7 tetorit mbi qytetet izraelite.

Izraelitët mbajtën një konferencë për shtyp, ku tregoi siç pretendon pamjet e papara nga kamerat që i bartnin militantët e Hamasit, transmeton Telegrafi.

Siç raporton BBC, pamje tregonin se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur në jug të Izraelit atë fundjavë.

Lexo po ashtu Kryeministri çek dhe kancelari austriak udhëtojnë në Izrael: Terrori i Hamasit duhet të marrë fund

Ushtria izraelitë gjithashtu publikoi dokumente të cilat pretendohet se janë gjetur tek militantët e vdekur të Hamasit, që përmbajnë në detaje planet e sulmit dhe rrëmbimit të civilëve.

Videoja prej 43 minutash e shfaqur në Tel Aviv, është një prej shumë videove tjera që përmbajnë qindra orë filmim gjatë sulmeve të pandërprera për disa ditë.

Aty shihet militantët e Hamasit duke thënë mbi civilët në një rrugë, dhe më pas edhe sulmet në kibuc ku vriten prindërit dhe fëmijët në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/