Telegrafi

Izraelitët prezantojnë dronin që shkatërron sistemet e avancuara të mbrojtjes kundërajrore (Video)

Kompania izraelite “Israel Aerospace Industries” ka prezantuar modelin “kamikaz” të dronit i quajtur “Mini Harpy”, që është i paraparë për luftë kundër teknikës ushtarake të armikut.

Në promo shihet se si droni shkatërron radarin mobil dhe sistemin kundërajror rus S-300 dhe S-400, transmeton Telegrafi.

“Mini Harpy” i mbushur me municion peshon vetëm 45 kilogramë, kurse vetëm koka i peshon tetë kilogramë. Mund të fluturojë dy orë dhe mban lidhje me operatorin nga distanca prej 100 kilometrave.

Kompania izraelite ka prezantuar edhe sistemin e ri të mbrojtjes kundërajrore të njohur si MRSAM, ku në video shihet se si i shkatërron dy helikopterë të tipit Ka-50. /Telegrafi/