Ushtria izraelite pretendon se ka gjetur raketa anti-tank, të fshehura në shtratin e fëmijës në një shtëpi të një familje palestineze në Gazë.
Sipas IDF-së izraelite, pamjet e publikuara sot shfaqin forcat e Benjamin Netanyahut duke lëvizur më thellë në Rripin e Gazës, transmeton Telegrafi.
Gjatë kësaj lëvizje, ata pretendojnë se kanë gjetur raketa anti-tank nën shtratin e fëmijës në një shtëpi të një familje palestineze në Gazë që kontrollohet nga Hamasi.
Në pamjet e publikuara më poshtë, shihet një shpërthim tejet i fuqishëm, ku një kompleks i tërë bëhet rrafsh me tokë – në atë që duket se ishte shembje e kontrolluar me eksploziv.
Në anën tjetër, raportohet se është duke u negociuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve që janë marrë nga Hamasi, në këmbim të një armëpushimi. /Telegrafi/