Site icon Telegrafi

Izraelitët pretendojnë se kanë gjetur depon më të madhe të armëve, në afërsi të një shkolle në Rripin e Gazës

Forcat Mbrojtëse të Izraelit të njohura si IDF, pretendojnë se ushtarët e saj kanë zbuluar një prej depove më të mëdha të armëve jo larg Rripit të Gazës.

Thuhet se në depo gjetën “qindra raketa dhe lansues raketash”, kurse depoja gjendej në afërsi të një shkolle dhe një klinike në veri të Gazës, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e publikuara nga IDF-ja shihen armë të llojeve të ndryshme, predha anti-tank, mjete shpërthyese si dhe raketa me rreze të mesme.

Lexo po ashtu Familjet e pengjeve izraelitë të zemëruar pas takimit me Netanyahun: Hamasi i ktheu ata, jo ai

“Armët janë sekuestruar nga ushtarët izraelitë. Disa prej tyre janë shkatërruar në vendin ku janë gjetur, e disa janë marrë për të kryer hetimet”, u tha nga IDF-ja në Telegram.

“Kjo është një dëshmi shtesë se Hamasi po përdor banorët e Rripit të Gazës si mburojë”, u tha ndër tjera.

Ndryshe Izraeli vazhdimisht akuzon Hamasin për përdorimin e ndërtesave civile për qëllime ushtarake – një pretendim që e mohon Hamasi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version