Rëndësia e Cristiano Ronaldos mund të reflektohet edhe jashtë fushës, veçanërisht në skenën politike.
Asi portugez aktualisht është nën kontratë me skuadrën saudite Al-Nassr dhe prania e tij mund të përdoret për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.
Ueb faqja izraelite ‘Kan News’ njoftoi se Ministria e Jashtme izraelite është duke vlerësuar mundësinë e bisedës me Ronaldon për këtë çështje specifike.
Popullariteti global i Ronaldos, siç dëshmohet nga miliona ndjekës në rrjetet sociale, është një “mjet” që mund të përdoret për të arritur qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, shkruan Bild.
Të dy vendet nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike dhe zyrtarët izraelitë nuk kanë marrë ende asnjë vendim, pasi Ministria e Punëve të Jashtme është ende duke shqyrtuar kësaj mundësie.
Israel's Foreign Ministry is considering the idea of recruiting Portuguese football star Cristiano Ronaldo as part of efforts to promote normalisation with Saudi Arabia. pic.twitter.com/mV5Dp8aiPq
— V PALESTINE 🇵🇸 (@V_Palestine20) February 8, 2023
Më herët në dhjetor, ministri i jashtëm saudit Adel Al-Jubeir i tha Komitetit Hebre Amerikan se “normalizimi midis Arabisë Saudite dhe Izraelit është vetëm çështje kohe”./Telegrafi/