Mbërrin në stadiumin “Elbasan Arena” ekipi i futbollit të Izraelit, pak para takimit në ndeshjen kundër Shqipërisë që do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45.
Gjatë shoqërimit të skuadrës mike nga Policia, nuk është evidentuar asnjë problem apo incident.
Policia e Shtetit njofton përdoruesit e rrugës Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas se aktualisht lëvizja është e lirë, ndërsa vijon futja e tifozëve në stadium.
Policia gjatë kontrollit të tifozëve nuk ka evidentuar probleme dhe gjithçka po vijon normalisht dhe në mirëkuptim me tifozerinë.