Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, gjatë një konference për shtyp ka konfirmuar se IDF-ja ka kryer sulmin në kampin e refugjatëve Jabalin në Rripin e Gazës, ku si pasojë humbën jetën mbi 50 persona.
Sulmin e ka arsyetuar me vrasjen e njërit prej komandantëve të Hamasit. Hagari pretendon se ushtria izraelitë ka arritur ta “eliminojë terroristin Ibrahim Biari”, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se Biari ishte komandanti “kryesor” i Hamasit që kur forcat izraelite u fut në veri të Gazës, dhe se gjatë “eliminimit të tij janë vrarë shumë terroristë tjerë”.
Hagari theksoi se bombardimi i ndërtesës ku gjendej Biari gjithashtu ka sjell “shembjen e shumë objekteve tjera sepse atje ekzistonte një infrastrukturë e dobët”.
E Hamasi ka hedhur poshtë pretendimet e izraelitëve se njëri prej komandantëve të tyre ishte në Jabalin, ku forcat izraelite kryen sulmin ajror dhe goditën kampin e refugjatëve.
Në një postim në Telegram, Hamasi ka thënë se pretendimet e izraelitë janë “thjesht gënjeshtra”.
Sulmi ajror i izraelitëve në kampin e refugjatëve Jabalin në veri të Gazës, shkaktoi një numër të madh të viktimave civile. /Telegrafi/
מטוסי קרב של צה"ל, בהכוונה מודיעינית של שב"כ חיסלו לפני זמן קצר את אברהים ביארי, מפקד גדוד מרכז ג'באליה בארגון הטרור חמאס, שהיה ממובילי מתקפת הטרור הרצחנית ב-7 באוקטובר. בתקיפה נפגעו גם מחבלים רבים של החמאס>> pic.twitter.com/ed1F3SphNH
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) October 31, 2023