Telegrafi

Izraelitët lokalizojnë të dyshuarit për sulm ndaj ushtarëve të IDF-së, goditen me raketë – publikohen pamjet e këtij aksioni

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka arritur të neutralizojë një grup të militantëve të Hamasit, që sipas tyre kishin hedhur mjete shpërthyese dhe kishin shtënë me armë mbi ushtarët e IDF-së.

Ishte njësia anti-terroriste izraelite që operoi në Jenin, ku pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin ku shihen disa burra dhe në një moment ata goditen nga predha që me gjasë ishte lëshuar nga droni, transmeton Telegrafi.

Sipas IDF-së, droni i kishte lokalizuar dhe më pas identifikuar personat e dyshuar për sulme mbi ushtrinë izraelite.

Lexo po ashtu Miliarderit izraelit Hamasi ia vrau vajzën në festival: Dua paqe, por militantët duhet të vdesin së pari

Me të marrë lejen për veprim, shihet momenti kur ata goditen me një raketë që bien nga “qielli” dhe hedhë në erë të dyshuarit.

Në anën tjetër, izraelitët janë zotuar se nuk do të ndalen me sulmet derisa të arrijnë të shkatërrojnë Hamasin, që kreu sulmin më vdekjeprurës në Izrael gjatë 7 tetorit. /Telegrafi/