Site icon Telegrafi

Izraelitët lokalizojnë militantët e Hamasit me raketahedhës në Maghazi, i eliminojnë përmes një sulmi ajror

Ushtria izraelite e njohur si IDF ka publikuar pamjet e dy militantëve të Hamasit që lokalizohen në Maghazi, para se të qëllohen gjatë një sulmi ajror.

Trupat izraelite nga Brigada Golani identifikuan militantët e Hamasit duke lëvizur drejt një ndërtese në të cilën po fshiheshin, para se të tentonin të realizonin një sulm, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, në veri të Gazës, IDF-ja tha se trupat e saj nga Brigada e saj e 40-të ka zbuluar dhe shkatërruar disa raketahedhës në al-Atatra, që janë përdorur së fundmi kundër izraelitëve.

Lexo po ashtu Qindra protestues kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut në rrugët e Izraelit

Në jug të Gazës, Khan Younis, inteligjenca izraelitë ka raportuar për dy militantë të Hamasit mbi të cilët u krye një sulm ajror, para se të arrinin të shkrepnin raketa.

IDF-ja ka njoftuar se ka vrarë pesë militantë tjerë të Hamasit që u goditën me tank, derisa ishin të fshehur në afërsi të një tuneli në Khan Younis.

E Brigada Givati e Izraelit përmes një sulmi ajror, vrau edhe nëntë militantë tjerë të Hamasi në Khan Younis. /Telegrafi/

 

Exit mobile version