Izraelitët e lashtë dogjën kanabis si pjesë e ritualeve të tyre fetare, zbulon një studim arkeologjik.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një substancë e ruajtur mirë e gjetur në një tempull 2700-vjeçar në Tel Arad, është identifikuar si kanabis.
Studiuesit arritën në përfundimin se kanabisi mund të jetë djegur si pjesë e ritualeve nga besimtarët.
Bëhet e ditur se kjo është prova e parë e gjetjeve të drogave psikotrope që u përdorën në adhurimin e hershëm hebre, raportojnë mediet izraelite.
Ndërkaq tempulli u zbulua për herë të parë në shkretëtirën Negev, rreth 95 kilometra në jug të Tel Aviv në vitet e 60-ta.
Në studimin e fundit, të botuar në revistën arkeologjike të Universitetit të Tel Aviv, arkeologët thonë se dy altarë gëlqeror ishin groposur brenda faltores./Telegrafi/