Forcat ajrore të Izraelit kanë publikuar pamjet e sulmit të aeroplanëve luftarak të këtij vendi, mbi objektin që i përkiste “kreut të inteligjencës së Hamasit”.
Siç raporton BBC, aeroplanët izraelitë kanë goditur një sërë objektesh në Rripin e Gazës, pasi që ekstremistët palestinez janë futur mbrëmë në territorin e Izraelit, transmeton Telegrafi.
Korrespondenti i BBC nga qyteti i Gazës raporton se tërë kohën po dëgjohen shpërthime të fuqishme.
Militantët e Hamasit janë futur në 22 lokacione, përfshirë atë vetëm 24 kilometra nga kufirit i Gazës, derisa mijëra raketa janë shkrepur në drejtim të qyteteve izraelite.
Deri më tani nga palestinezët thuhet se janë vrarë 313 e nga izraelitët pretendojnë se kanë humbur jetën mbi 350 persona. /Telegrafi/
A short while ago, IAF fighter jets struck a compound belonging to the head of the intelligence department in the Hamas terrorist organization.
The IAF is currently continuing to strike terror targets in the Gaza Strip. pic.twitter.com/uSHsXGFNzz
— Israeli Air Force (@IAFsite) October 8, 2023