Telegrafi

Izraelitët futen në kampin e refugjatëve, demolojnë shtëpinë e palestinezit 14-vjeç që vrau një polic kufitar

Mediat palestineze raportojnë se një numër i madh i ushtarëve izraelitë gjenden në kampin e refugjatëve Shuafat, në veri të Jerusalemit, ku po demolojnë shtëpinë e adoleshentit të akuzuar për sulmin vdekjeprurës të policit kufitar, shkruan The Times of Israel.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale, shfaqin një numër të madh të ushtarët që në mëngjes futen në këmbë në kampin dhe rrethojnë objektin, përkatësisht shtëpinë e Muhammad Zalbani, transmeton Telegrafi.

Fjala është për 14-vjeçarin i cili me thikë theri policin kufitar Asil Sawaed, 22-vjeç, derisa ai po kontrollonte autobusin në pikëkalimin Shuafat.

Lexo po ashtu IDF-ja pretendon se ka vrarë ekspertin e zhvillimit të armëve të Hamasit

Palestinezët pretendojnë se forcat izraelite kanë rrethuar zonën, derisa po bëhen gati të demolojnë shtëpinë e papërdorur.

E për këtë është deklaruar policia izraelite. Ata konfirmuan dërgimin e numrit të madh të policëve, pjesëtarëve të policisë kufitare dhe ushtarë që u futën në kampin e refugjatëve Shuafat në afërsi të Jerusalemit për ta bërë rrafsh me tokë shtëpinë e sulmuesit. /Telegrafi/