Site icon Telegrafi

Izraelitët e mbushin me eksplozivë shtëpinë e liderit të Hamasit në Bregun Perëndimor, e demolojnë për pak sekonda

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë hedhur në erë shtëpinë e liderit të Hamasit – duke vendosur eksploziv në pronën e tij në Bregun Perëndimor.

Departamenti i inxhinierisë pranë IDF-së izraelite ka njoftuar se në fshatin Aror kanë demoluar shtëpinë e Salah Arori, zëvendësit të kreut të zyrës politike dhe njëherit person përgjegjës për aktivitetet e Hamasit në Judea dhe Samaria, transmeton Telegrafi.

Ata kishin lokalizuar pronën e tij në Bregun Perëndimor dhe kishin dërguar ekipet për vendosjen e eksplozivëve, dhe sapo e mbushën të tërë me lëndë shpërthyese – ata e hodhën në erë.

Lexo po ashtu Lideri i Hamasit është rrethuar në bunkerin e tij, thotë ministri izraelit i Mbrojtjes

I tërë procesi i demolimit zgjati pak sekonda, duke u bërë kjo pronë rrafsh me tokë, kurse brenda saj siç mund të shihet në pamje nuk kishte as mobile e orendi tjera.

Ushtria izraelite prej se është futur me këmbësori thellë në Rripin e Gazës, ka filluar të publikojë pamje nga operacionet – duke zbuluar hyrjet e tuneleve që militantët e Hamasit i shfrytëzojnë për t’u fshehur. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version