Ministria izraelite e Mbrojtjes ndryshe e njohur si IDF, ka njoftuar se ka goditur Universitetin Islamik në Gazë – duke pretenduar se “po përdoret nga Hamasi si qendër trajnimi për inteligjencën ushtarake”.
“Në videon e shkurtër, aeroplanët e IDF-së goditën qendrën e rëndësishme operacionale dhe ushtarake të terroristëve të Hamasit në Rripin e Gazës – Universitetin Islamik”, u tha në kumtesën e IDF-së, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu është bërë e ditur se kampusi ishte përdorur për zhvillimin dhe prodhimin e armëve, si dhe janë organizuar konferenca nga ku bëhej thirrje për fonde për Hamasin.
“Universiteti ka mbajtur lidhje të forta me liderishpin e Hamasit”, u tha ndër tjera nga IDF-ja izraelite.
Në anën tjetër, raportohet për luftime të ashpra mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite që po kryejnë sulme ajrore mbi caqet e këtyre militantëve. /Telegrafi/
Hamas transformed an institute of knowledge into an institute of destruction.
A short while ago, the IDF struck an important Hamas operational, political and military center in Gaza—the Islamic University.
Hamas transformed a university into a training camp for weapons… pic.twitter.com/pWKxR8Dhmd
— Israel Defense Forces (@IDF) October 11, 2023