Site icon Telegrafi

Izraeli njeh zyrtarisht Kosovën

Izraeli edhe zyrtarisht ka njohur Kosovën si shtet.

Lajmin e ka bërë të ditur, gazetarja Gerantina Kraja në Twitter.

Njohja e Republikës së Kosovës nga Izraeli u paralajmërua sot gjatë ditës.

“Zyrtare: Izraeli e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë sot”, shkruan Kraja në Twitter.

Kjo ka ndodhur menjëherë pasi në Uashington janë nënshkruar marrëveshjet për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshje të cilat u nënshkruan nga kryeministri Hoti e presidenti Vuçiq në prani të President amerikan Donald Trump.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump tha se po ashtu Serbia ka treguar gatishmërinë që ta zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem.

Lajmi për njohjen e Kosovës nga Tel Aviv zyrtar e kanë dhënë edhe mediat izraelite. /Telegrafi/

Exit mobile version