(E Plotësuar) – Të paktën 90 palestinezë janë vrarë në një sulm izraelit në një shkollë në Gaza, sipas zyrtarëve lokalë.
Mbrojtja Civile e Gazës tha se shkolla Al-Tabi’in strehonte palestinezë të zhvendosur në lagjen Al-Daraj në pjesën lindore të qytetit të Gazës kur u godit gjatë natës së të shtunës.
“Ne gjetëm të paktën 90 njerëz që ishin vrarë”, tha zëdhënësi Mahmoud Basal për CNN, duke shtuar se “shumë prej tyre janë copëtuar, shumë janë ende të paidentifikuar”.
Izraeli vret të paktën 60 palestinezë në një shkollë të kthyer në strehimore në Gaza
Dhjetëra njerëz janë vrarë në një sulm që synonte një strehë të kthyer në shkollë në qytetin e Gazës, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë – pasi ushtria izraelite tha se kishte goditur një “qendër kontrolli të Hamasit”.
Ambulanca dhe shërbimi i urgjencës i ministrisë palestineze të shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi tha se sulmi në shkollën Tabeen në qytetin qendror të Gazës vrau më shumë se 60 njerëz dhe plagosi 47, raportoi Associated Press.
Më herët agjencia e mbrojtjes civile të Gazës tha se palestinezët e zhvendosur po strehoheshin në një shkollë në lagjen al Daraj, shkruan skynews.
“Sulmet izraelite kishin në shënjestër njerëzit e zhvendosur gjatë faljes së namazit të sabahut, një çështje që dërgoi në një rritje të shpejtë të numrit të viktimave”, shtoi në një deklaratë zyra e mediave e qeverisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi.
Ushtria izraelite tha se forcat ajrore “goditën një qendër komandimi dhe kontrolli që shërbente si strehë për terroristët dhe komandantët e Hamasit”.
Palestinian man holds the torn body of his dead niece who was killed in an lsraeli airstrike targeting her family’s tent in Dier al-Balah, central Gaza. pic.twitter.com/o9WP82Zxbr
— TIMES OF GAZA (@Timesofgaza) August 9, 2024
“Forcat Ajrore izraelite goditën saktësisht terroristët e Hamasit që vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të Hamasit në shkollën Al-Taba’een dhe që ndodhet ngjitur me një xhami në Daraj Tuffah, e cila shërben si strehë për banorët e qytetit të Gazës”, shtua ata.
Izraeli është në luftë me Hamasin në Gaza që nga sulmi i grupit militant më 7 tetor, ku u masakruan 1200 njerëz në jug të Izraelit dhe 250 të tjerë u morën peng.
Që atëherë, Izraeli ka vrarë rreth 40 mijë palestinezë në Gaza, sipas shifrave të zyrtarëve shëndetësorë në enklavë, të cilët thonë se mijëra të tjerë dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.
Sipas Kombeve të Bashkuara, 477 nga 564 shkolla në Gaza janë goditur ose dëmtuar drejtpërdrejt në luftë që nga 6 korriku.
Në muajin qershor, një sulm izraelit në një shkollë që strehonte palestinezët e zhvendosur në Gazën qendrore vrau të paktën 33 njerëz, duke përfshirë 12 gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.
Më shumë se 1.9 milion të popullsisë prej 2.3 milionëve të paraluftës janë dëbuar nga shtëpitë e tyre në Gaza, duke ikur vazhdimisht nëpër territore për t’i shpëtuar ofensivave.
Shumica prej tyre tani ndodhen në kampe të stërmbushura të çadrave në një zonë prej rreth 50 kilometra katrorë në bregun e Gazës. /Telegrafi/