Vritet komandanti i forcave detare të Hamasit në qytetin e Gazës.
Komandanti thuhet se u vra në një sulm ajror të fundit në Rripin e Gazës, njoftuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
Ahmed Ali, sipas ushtrisë, ishte i përfshirë në avancimin e sulmeve kundër Izraelit dhe trupave në Rripin e Gazës, raporton skynews.
Në javët e fundit, Ali ishte përfshirë në sulme ndaj trupave të IDF-it që vepronin në korridorin ‘Netzarim’ të Gazës qendrore.
IDF thotë gjithashtu se vitet e fundit Aliu kishte menaxhuar projekte të ndryshme për forcat detare të Hamasit.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze më 7 tetor pas sulmit terrorist të Hamasit në shtetin izraelit. Deri më tani raportohet se janë vrarë 34,262 palestinezë dhe 1,410 izraelitë. /Telegrafi/
The commander of Hamas's naval forces in Gaza City was killed in a recent airstrike in the Gaza Strip, the IDF and Shin Bet security agency announce.
Ahmed Ali, according to the military, was involved in advancing attacks against Israel and troops in the Gaza Strip amid the war.… pic.twitter.com/kamR28mp1R
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) May 8, 2024