Site icon Telegrafi

Izraeli vret edhe 27 palestinezë të tjerë në Gaza

Ndërsa protestat po zhvillohen në Tel Aviv, ushtria izraelite vazhdoi të luftojë me militantët e udhëhequr nga Hamasi në disa pjesë të Gazës.

Gjithsej 27 palestinezë raportohet se janë vrarë gjatë gjithë ditës së sotme, shkruan skynews.

Shërbimi i Emergjencave Civile Palestineze konfirmoi se 11 persona kishin vdekur dhe të tjerë u plagosën pasi një ish-shkollë u godit me raketa në qytetin e Gazës.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftoi se shkolla ishte një qendër komanduese e Hamasit.

Ndërkohë, në Khan Younis, një sulm ajror izraelit vrau dy palestinezë dhe plagosi 10 të tjerë.

Ndryshe, Izraeli deri më tani ka vrarë gati 41 palestinezë që nga 7 tetori, kur militantët e Hamasin kryen një sulm terrorist në territoret izraelite dhe vranë rreth 1200 persona dhe morën si pengje mbi 100 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version