Izraeli do të vijë në Shqipëri me dëshirën për të fituar.
Kjo është deklarata e trajnerit Elisha Levy, edhe pse i vlerëson të mundshëm edhe rezultatet e tjerë në përballjen që do të luhet të shtunën në Elbasan.
Elisha Levy, trajner i Izraelit “Kemi arritur fitore të rëndësishme me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur fitoren ndaj Shqipërisë, por të gjithë rezultatet janë të mundshëm, pasi e respektojmë kundërshtarin tonë”.
Elisha Levy pranoi se po punojnë që të korrigjojnë gabimet në takimet e mëparshëm edhe aty ku dolën të fituar.
Trajneri i përfaqësueses izraelite ka afruar shumë lojtarë të kampionatit vendas dhe mes tyre edhe disa të rinj.
Izraeli është në të njëjtën kuotë pikësh me Shqipërisë, 6 pas 3 takimesh, por golavarazhi e zbret në vendin e katërt.