Site icon Telegrafi

Izraeli vjedh gjysmë ton dokumente sekrete nga Irani

Agjentët e Mosadit, të cilët në janar të këtij viti hyrën në një depo të Teheranit, e dinin saktësisht se sa kohë kishin në dispozicion për të çaktivizuar alarmet.

Ata e dinin se sa kohë duhej për të thyer dyert dhe dhjetëra dollapë gjigantë me gjysmë ton materiale sekrete u nxorën për gjashtë orë dhe 29 minuta, shkruan New York Times.

Ndërrimi i kujdestarëve iranianë bëhet rreth orës 7.00 të mëngjesit. Agjencia e inteligjencës izraelite urdhëroi agjentët e saj të largohen para orës 5.00 për të pasur kohë të mjaftueshme për të shpëtuar, pasi kur të mbërrinin rojat iraniane të sigurisë, do të vërenin se dikush ka vjedhur një pjesë të madhe të sekretit të arkivit bërthamor iranian.

Agjentët që mbërrinin gjatë natës mbanin saldatorë për të thyer 32 kasaforta iraniane.

Gazeta amerikane sugjeron se ata mund të kenë qenë të ndihmuar nga brenda, pasi e dinin saktësisht se cilët dollapë do të hapeshin me një forcë prej rreth 2.000 gradë Celsius. Në përfundim të natës, agjentët ikën me gjysmën e materialeve sekrete, duke përfshirë 50.000 faqe dhe 163 disqe kompakt. Iranianët kishin nisur ruajtjen e dokumenteve pas nënshkrimit të marrëveshjes nukleare me fuqitë e mëdha në vitin 2015, transmeton KosovaPress.

Sipas marrëveshjes, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA) kishte qasje në vendet e dyshuara për veprimtari bërthamore. Izraeli pretendon se pas nënshkrimit të marrëveshjes, regjimi iranian mblodhi dokumente bërthamore në të gjithë vendin dhe i fshehu në depo, e cila nuk ishte e ruajtur për 24 orë, për të mos tërhequr vëmendje.

Raporti i New York Times bazohet në mbulimin e kohëve të fundit të medias izraelite dhe përfshin detajet e dokumenteve të vjedhura, të cilat kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i prezantoi në prill.

Në raport thuhet se zyrtarët izraelitë thanë se Teherani po ndihmonte Pakistanin të zhvillonte programin nuklear si ekspertë të tjerë të huaj.

Irani ka argumentuar gjithmonë se programi bërthamor po zhvillohet për qëllime paqësore, ndërsa Izraeli e konsideron Iranin si armikun më të madh, pasi krerët e tij kërkojnë shkatërrimin e shtetit hebre.

SHBA është tërhequr kohët e fundit nga marrëveshja bërthamore me Iranin, gjë të cilën kryeministri izraelit e mirëpriti.

Exit mobile version