Telegrafi

Izraeli vazhdon me sulme ndaj Hezbollahut – publikohen pamjet e reja të bombardimeve izraelite

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se ka goditur qendrat komanduese të Hezbollahut në Liban.

Ushtria izraelite ka konfirmuar sot sulme të tjera ajrore në verilindje të Libanit.

Ai tha se kishte shënjestruar dy qendra komanduese të Hezbollahut, të cilat përdoreshin për të ruajtur “asetet e rëndësishme” të grupit libanez, raporton skynews.

Sulmet, të kryera në zonën e Baalbek, ishin si kundërpërgjigje të një breshërie prej rreth 100 raketash të lansuara sot nga Libani në Izrael.

Theksojmë se grupi libanez ka kryer sulme të herëpashershme ndaj caqeve izraelite që nga 7 tetori.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë ndaj territoreve palestineze pas një sulmi terrorist të Hamasit në Tel Aviv. /Telegrafi/