Ushtria izraelite tha të martën se kishte kryer sulme ajrore në Liban duke synuar Hezbollahun, një aleat i Hamasit.
“Aeroplanët luftarakë sulmuan së fundmi infrastrukturën e organizatës terroriste Hezbollah në territorin e Libanit”, shkroi ushtria në X, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Në mesin e infrastrukturës së sulmuar, armët, pozicionet dhe vendet e përdorura nga organizata u shkatërruan”, është thënë më tej.
Tensionet po rriten në kufirin Izrael-Liban, duke nxitur frikën se luftimet aktuale mund të përhapen në rajon.
Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, është përfshirë në shkëmbim zjarri me forcat izraelite në mënyrë të përsëritur që kur Hamasi sulmoi Izraelin dhe vrau qindra civilë më 7 tetor.
Grupi shiit njoftoi të hënën se një nga luftëtarët e tij ishte vrarë, duke e çuar totalin në 47.
Kryeministri libanez Najib Mikati i tha agjencisë së lajmeve AFP të hënën se vendi i tij po bënte gjithçka që ishte e mundur për të shmangur përfshirjen në konflikt. /Telegrafi/