Ushtria izraelite thotë se ka “përfunduar shkatërrimin” e strukturës komanduese të Hamasit në vëri të Rripit të Gazës, shkruan BBC.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari, u tha gazetarëve se militantët palestinezë tani po veprojnë në zonë vetëm në mënyrë sporadike dhe “pa komandantë”.
Ai tha se Izraeli ka vrarë rreth 8,000 militantë në veri të Gazës. BBC nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë numër, transmeton Telegrafi.
“Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) tani janë të përqendruara në shkatërrimin e Hamasit në jug dhe pjesën qendrore të Gazës”, tha ai.
Izraeli ka vrarë më shumë se 22,000 njerëz që nga fillimi i luftës, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Të shtunën thanë se kishin regjistruar më shumë se 120 vdekje gjatë 24 orëve të fundit.
Territori është shkatërruar dhe shumica e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur. /Telegrafi/