Për disa muaj, Banka Qendrore e Izraelit pritet ta lëshoj në qarkullim monedhën dixhitale të sponsorizuar nga shteti dhe se Shekeli (monedha zyrtare e Izraelit) dixhital do të jetë identik në vlerë me atë tradicional, shkruan Jerusalem Post, përcjell Telegrafi.
Sipas një zyrtari të financave izraelite, Shekeli dixhital do të lejojë qeverinë izraelite të zvogëlojë sasinë e parave në qarkullim për të luftuar evazionin fiskal dhe pastrimin e parave.
Shekeli dixhital do të jetë pikërisht si para, por në vend të monedhave në një portofol, ajo do të ketë kodet në një celular. Transaksionet me këtë do të bëhen menjëherë, ndryshe nga një transfer bankar, i cili zgjat disa ditë për t’u pastruar.
Për ta lëshuar një kriptovalutë të tillë, Banka e Izraelit do të ketë nevojë për miratimin e Knesset, degës legjislative të qeverisë izraelite.
“Ka shumë njerëz që duhet të mendojnë përpara se të kalojnë me këtë reformë. Po ne po shikojmë anën juridike, financiare dhe kundër pastrimit të parave”, tha zyrtari.
Gjithashtu, kjo bankë po shqyrton mundësinë e përfshirjes së teknologjisë Blockchain në operacionet e saj. /Telegrafi/