Site icon Telegrafi

Izraeli sulmon një autokolonë mjekësore, të paktën 50 viktima – Izraeli thotë se aty kishte terroristë

Sky News ka verifikuar një video të një ambulance të dëmtuar rëndë dhe palestinezë të vrarë jashtë spitalit al Shifa në veri të Gazës.

Kjo pason pretendimet e ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, se dhjetëra janë vrarë dhe plagosur në shënjestrimin e një autokolone ambulancash që transportonin të plagosurit rëndë në Gaza.

Lexo po ashtu Blinken: Duhet të ndalet dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

Një zyrtar i Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) i tha Sky News se “kishte terroristë në atë kolonë”.

https://twitter.com/Timesofgaza/status/1720493361222590618

Një mjek në spitalin Shifa ka pohuar se deri në 50 viktima janë sjell në spital.

Atef al-Kahlout, drejtor i spitalit, tha për Al Jazeera se “40 për qind e të vrarëve dhe të plagosurve në bombardimet janë fëmijë”.

Lexo po ashtu Netanyahu hodhi poshtë kërkesën e amerikanëve për armëpushim të përkohshëm në Gaza

Ndryshe, ai tha gjithashtu se gjeneratori kryesor i spitalit ka ndërprerë punën 48 orë më parë dhe se spitali ka një problem serioz me mungesën e stafit mjekësor. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version