Instituti Francez në Gaza është goditur nga një sulm ajror izraelit, por nuk u raportuan të lënduar në mesin e stafit, tha ministria e Jashtme franceze, ndërsa zyra e Gazës e agjencisë së lajmeve Agence France-Presse (AFP) u godit gjithashtu.
Ministria franceze shtoi se u kishte kërkuar autoriteteve izraelite që të arsyetojnë “pa vonesë” sulmin ndaj institutit.
Në një deklaratë të veçantë, ministria shprehu gjithashtu “shqetësime të mëdha” për numrin e viktimave civile në Gaza, raporton skynews.
AFP tha se zyra e saj në Gaza u granatua nga ushtria izraelite dhe u dëmtua rëndë nga një sulm i djeshëm.
Asnjë nga tetë anëtarët e stafit të AFP-së me punonjës të përhershëm në Gaza nuk ishte në vend në atë kohë dhe të gjithë u evakuuan në jug të Gazës më 13 tetor, shtoi ai.
“AFP dënon në termat më të ashpër këtë sulm ndaj zyrës së saj në qytetin e Gazës”, tha ajo. /Telegrafi/
French Institute in Gaza and AFP office hit by Israeli air strike https://t.co/hPGxYfH9Uc
— The Globe and Mail (@globeandmail) November 3, 2023