Aeroplanët izraelitë shënjestruan disa lokacione në Rripin e Gazës, pasi forcat palestineze hodhën dy raketa në drejtim të Izraelit gjatë ditës së djeshme.
“Objektivi i sulmit ajror izraelit ishte një fabrikë për prodhimin e raketave dhe vendndodhje për trajnimin dhe akomodimin e ushtrisë që i përkasin Hamasit”, njoftoi ushtria izraelite, raporton theguardian.
Raketat e hedhura nga pala palestineze të premten kishin për qëllim qytetin jugor të Ashkelon, por ato u neutralizuan nga mbrojtja ajrore, njoftoi ushtria izraelite.
Asnjë grup palestinez në Gaza nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin me raketa që prishi një armëpushim disa mujor.
Grupet militante palestineze dhe autoritetet izraelite kanë rënë dakord në mënyrë të përsëritur për t’i dhënë fund përshkallëzimit të konfliktit në kufirin midis Izraelit dhe Rripit të Gazës, por grupi islamik Hamas akuzon izraelitët për mosrespektimin e detyrimeve të armëpushimit, të cilat përfshijnë lehtësimin e bllokimit të Gazës. projektet e infrastrukturës dhe krijimi i vendeve të punës në këtë fushë. /Telegrafi/