Zyrtarët e Izraelit kanë njoftuar se kanë shkatërruar tunelin me të gjatë dhe më të thellë, që ndonjëherë e kanë ndërtuar pjesëtarët e Hamasit.
Tuneli që sipas zyrtarëve të izraelit kushton “miliona dollarë” për ndërtim, shtrihej nën Rripin e Gazës dhe ishte i gjatë “disa kilometra”, deri në thellësi të territorit të Izraelit, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët izraelitë kanë bërë të ditur se tuneli i Hamasit ishte i lidhur me disa tunele tjera brenda Gazës, ndërkaq Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Lieberman, ka deklaruar se bëhej fjalë për tunelin më të gjatë dhe të thellë që ndonjëherë është zbuluar nga izraelitët në Gazë.
“Bëhet fjalë për një tunel që kushton miliona dollarë për t’u ndërtuar”, ka shtuar Lieberman. /Telegrafi/