Telegrafi

Izraeli refuzon ofertën e Hamasit për lirimin e 50 pengjeve në këmbim të armëpushimit disaditor

Propozimi i fundit që do t’i paraqitej Izraelit nga ndërmjetësit e Katarit, i cili do të përfshinte lirimin e 50 të burgosurve në Gaza, u refuzua nga kabineti i luftës i Izraelit.

Raporti thekson se qeveria ka refuzuar të pranojë çdo marrëveshje që do të ndante anëtarët e familjes, raporton aljazeera.

Megjithatë, autoritetet izraelite janë të gatshme të tregojnë fleksibilitet në lidhje me numrin pauzave humanitare në Gaza në këmbim të lirimit të më shumë pengjeve.

Lexo po ashtu Zëdhënësi i Hamasit: Sa më gjatë të mbetet nën okupim Gaza, aq më të mëdha do të jenë humbjet e Izraelit

Zyrtarët izraelitë shtuan se ata ishin ende të gatshëm të diskutonin një marrëveshje për lirimin e 70 deri në 80 pengjeve.

Kujtojmë se dje kreu i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, i ndërpreu negociatat si rezultat i veprimeve izraelite në spitalin al-Shifa.

Ndryshe, mbi 12 mijë palestinezë u vranë, duke përfshirë mbi 8300 gra dhe fëmijë ndërsa në radhët e izraelitëve kanë vdekur 1200 persona. /Telegrafi/