Forcat Ajrore izraelite thonë se kanë sulmuar objektivat e Hezbollahut në formë përgjigjeje pas të shtënave që erdhën sot nga Libani.
Ai publikoi pamjet që duket se tregojnë sulmet në pozicionet e Hezbollahut në Libanin jugor.
Sulmet ajrore u kryen “në të njëjtën kohë me sulmet tokësore duke përdorur zjarr artilerie dhe tanke”, tha forcat ajrore.
מטוסי קרב של חיל-האוויר תקפו בשעה האחרונה מטרות של ארגון הטרור חיזבאללה בתגובה לירי שבוצע משטח לבנון מוקדם יותר היום, במקביל לתקיפות באמצעות ירי ארטילרי וטנקים.
בין המטרות שהותקפו, תשתיות טרור, מחסני רקטות, ומתחמים המשמשים את הארגון pic.twitter.com/b91k5vRdsb
— Israeli Air Force (@IAFsite) November 4, 2023
Ai tha se “infrastrukturat terroriste, magazinat e raketave dhe komplekset” të përdorura nga Hezbollahu ishin ndër objektivat.
Tymi i zi mund të shihet duke dalë nga fshati libanez Aita al Shaab – një nga më të goditurit nga bombardimet izraelite.
Ndryshe, Hezbollahu ka njoftuar se për momentin nuk do të merr pjesë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në rripin e Gazës. /Telegrafi/