Telegrafi

Izraeli publikon pamjet e sulmit ndaj militantëve të Hamasit

Forcat e mbrojtjes izraelite (IDF) po vazhdojnë me sulmet ndaj caqeve të militantëve të Hamasit në Gaza.

IDF ka publikuar pamjet që tregojnë njësinë 636 të Inteligjencës Luftarake të Korpusit të Mbrojtjes Kufitare duke identifikuar një grup operativësh të Hamasit, të armatosur me RPG.

Lexo po ashtu Symbyllur, duart e lidhura dhe të zhveshur - Izraeli raportohet se ka arrestuar disa militantë të Hamasit

Militantët palestinezë shihen duke iu afruar trupave të Brigadës së Këmbësorisë Golani në Rripin verior të Gazës, raporton timesofisrael.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, militantët shihen duke hapur zjarr ndaj forcave izraelite.

IDF-ja njoftoi se kishte kërkuar ndihmën e njësisë ajrore, e cila eliminoi të gjithë anëtarët e celulës.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërsulm ndaj Hamasit pasi ky i fundit kreu një sulm terrorist më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/