Telegrafi

Izraeli publikon pamjet brenda një tuneli në Gaza – pretendon se shfaqin organizatorin e sulmeve të 7 tetorit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë publikuar pamjet që pretendojnë se tregojnë një lider të Hamasit brenda një tuneli në Gaza.

Yahya Sinwar është përshkruar si “truri” i sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit, raporton skynews.

Lexo po ashtu Momenti kur njësitet speciale të ushtrisë izraelite shpëtojnë dy pengje në Rafah në jug të Gazës

Ai ka udhëhequr grupin militantë që nga viti 2017, pasi iu bashkua radhëve të Hamasit në fillim të viteve 1980.

Sinwar ka kaluar më shumë se 20 vjet në burg për vrasjen e izraelitëve dhe palestinezëve të dyshuar për bashkëpunim me palën tjetër.

Pseudonimet e 61-vjeçarit përfshijnë “fytyra e së keqes”, “kasapi i Khan Younis” dhe “njeriu i 12” (dyshohet se ka vrarë 12 informatorë që punonin për Izraelin).

Lexo po ashtu Izraeli pretendon se një qendër e fshehtë e zbulimit të Hamasit është gjetur nën selinë e UNRWA

Ushtria izraelite tha se ai mund të shihet në video duke ikur me “një nga gratë e tij” së bashku me fëmijët. IDF tha se pamjet ishin regjistruar në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripit e Gazës pas sulmit terrorist të grupit të Hamasit në territoret izraelite. /Telegrafi/