Site icon Telegrafi

Izraeli publikon pamje të tuneleve që gjeti nën spitalet e Gazës, zbulohet armatim dhe municione në njërin prej objekteve mjekësore

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë postuar imazhe dhe video në X, për të cilat thonë se tregojnë tunelet e Hamasit nën spitalet e Gazës. Izraeli kishte njoftuar se i kishte gjetur këto lokacione më herët.

“Brenda kompleksit të spitalit Shifa, u zbulua një tunel i Hamasit”, shkroi IDF në një deklaratë që shoqëronte një video, e cila, sipas tyre, tregonte hyrjen e një kalimi nëntokësor në mjediset e spitalit të qytetit të Gazës, transmeton Telegrafi.

IDF ndau gjithashtu fotografi nga ajo që ata thanë se ishte brenda “një tuneli tjetër” në spitalin kryesor të fëmijëve në Gaza, Al-Rantisi.

Lexo po ashtu Çfarë ka ‘gjetur’ Izraeli në spitalin al-Shifa të Gazës?

Në fillim të kësaj jave, IDF publikoi gjithashtu një video nga i njëjti spital duke njoftuar zbulimin e armëve dhe eksplozivëve që supozohet se u gjetën në atë qendër mjekësore.

Lexo po ashtu A është Hamasi 'i fshehur nën të' dhe pse spitali Al-Shifa i Gazës është kaq i rëndësishëm për ushtrinë izraelite?

Në postimin e saj të fundit ushtria ka shpërndarë një foto të “një sasi të madhe armatimi dhe municioni” të gjetur në spitalin Al-Quds.

Izraeli thotë se Hamasi po operon prej brenda dhe poshtë spitaleve, derisa këtë pretendim të Izraelit po e mbështet edhe SHBA-ja.

Hamasi dhe autoritetet spitalore i kanë mohuar vazhdimisht këto pretendime. /Telegrafi/

Exit mobile version